"Kafsha më e egër në Shqipëri, më duket se është lepuri"
Bashkohem me ata që mendojnë se populli shqiptar që banon në Shqipëri duron shumë, sepse është i pazoti të reagojë siç duhet. Pse ndodh kjo gjë, unë nuk e kuptoj. Por për mendimin tim, për resurset dhe pozicionin që ka Shqipëria, banorët e saj nuk duhet të jetonin në këtë gjendje.
Për të ardhur keq, që toka ku prodhohet, po bëhet hekur e beton, në industri minerale po punohet pa objektiva, pyjet po dëmtohen pa kriter, paratë e taksave vidhen.
Qeveria thotë "është puna ime" kur vendos sistemin e pagave të biznesit, pastaj thotë "nuk është puna ime", kur duhet të kontrolloj rritjen e çmendur të çmimeve.
U përshëndetën disa arritje nga njerëzit këtu dhe nga bota midis PD-PS. Po mua më duket se këtu të ne, në raportin politikë-popull, po aplikohet ajo shprehja: "Bëj si të them unë, mos bëj siç bëj unë!".
Në disa vende të botës po ndodhin fatkeqësi natyrore, ndërsa ne po na ndëshkojnë fatkeqësi njerëzore.