"A do të mbarojë ndonjëherë Tranzicioni për Shqiptarët?"
Shpeshherë pas një "feste" bashkiake që zgjat deri në orët e vona të natës, mëngjesi i ditës nuk është problem i zyrtarëve, sepse "ai" e ka të siguruar mëngjesin, por edhe kafen e mëngjesit e din se në cilin restorant do ta pijë, dhe darkën se ku dhe kur do ta përfundojë, e sa e sa komoditete të tjera. Dhe kur njerëzit trokasin në dyert e zyrave sociale të punësimit, atëherë përgjigjet janë: Jemi në TRANZICION, nuk ka punë, nuk ka jetë ma të mirë, "duhet të vuani".
Unë mendoj se po t'i pyesim të gjithë POLITIKANET tanë se edhe sa do jemi në TRANZICION, jam krejt i sigurt se ata kanë dëshirë ta ruajnë edhe për shumë vite këtë gjendje sepse që nga hyrja e çdonjërit prej tyre në strukturat politike dhe shtetërore për atë person ka mbaruar VARFERIA, TRANZICIONI, sepse varfëria dhe tranzicioni janë vetëm për popullin e varfër dhe të vuajtur, është për ne shumicën, se për pakicën liderizuese ka mbaruar.
E shumica, ata qindra prindër të cilët që në orën 5 të mëngjesit dalin tek sheshi "Isa Boletini", por edhe në shumë sheshe të tjera, duke mos përjashtuar edhe sheshet e qyteteve të Malit të Zi që tani po flitet edhe atje dialekti shkodran, për të shpresuar për një punë, që kur të vijë darka, së paku, bukën t'ia siguron kalamajve që ka në shtëpi e ndoshta nuk janë në numër të pakët.
Jetoj në Shkodër dhe ka shumë muaj edhe vite që këtë fenomen po e përcjell dhe ndërgjegjja po më vret, kur po e shof këtë situatë që askush nuk do të dëshironte të jeton në varfëri, ku përbëjnë shumica dhe "disa" të cilët kanë marrur botën në sy.