Kahn: “Lehmann të dalë në pension pas gafave”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjermani - Portieri polemizues i Shtutgartit, Jens Lehman, ka marrë një këshillë të papritur. Në fakt ish-trajneri i Bajernit dhe i kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kan, e ka këshilluar ish-rivalin e tij shumëvjeçar që ti japë fund karrierës. "Ndoshta gjëja më e mirë për Lehmanin është të dalë në pension. Kushedi se në çfarë drejtimi mund të shkojnë gjërat nëse vazhdon të qëndrojë edhe më tutje",- ka theksuar Kan. Kohët e fundit Lehmani ka shkaktuar disa incidente. Fillimisht, ka kritikuar drejtuesit e Shtutgartit për shkak të shkarkimit të Markus Babelit, kurse më pas, para 40.000 njerëzve ka urinuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Unirean, kurse në fundjavë u ndëshkua me karton të kuq për shkak të goditjes së lojtarit kundërshtar në duel me Maincin. "Jensi është një portier i mirë, por çfarë duhet të mendojnë në klub për të? Nuk ka kuptim që të vazhdohet edhe më tej kështu. Drejtuesit e Shtutgartit duhet të marrin vendim rreth asaj nëse Lehmani është duke e ndihmuar apo dëmtuar skuadrën",- ka nënvizuar Kan, i cili nuk kishte marrëdhënie të mira me Lehmanin për shkak të konkurrencës për vendin e titullarit në kombëtare. Sidoqoftë, duket se Lehmani nuk do ta dëgjojë këshillën e Kanit, sidomos pas bisedës që ka pasur me trajnerin e ri, Kristian Gros. "Jam i bindur se Lehmani do të jetë plotësisht i motivuar pas përgatitjeve për pjesën e dytë të edicionit dhe do të bëjë çmos që ta mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë në verën e vitit të ardhshëm",- ka thënë Gross.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009