Villas-Boas menaxher i ri i Tottenhamit

Andre Villas-Boas është emëruar menaxher i ri i Tottenhamit dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ka bërë të ditur klubi londinez përmes faqes zyrtare.
Ish trajneri i Chelseat ishte në bisedime me Spurs për tri javë, që kur nga klubi është larguar Harry Redknapp.
Kryetari i klubit Daniel Levy ka qenë i impresionuar me Villas-Boasin, pasi i vendosi për të në vend të Laurent Blancut i cili cilësohej si kandidati kryesorë. Nga ai pritet që Tottenhamin ta kthej në Ligën e Kampionëve dhe i është premtuar një buxhet prej 70 milion funtesh për të transferuar lojtarë të rijnë.