E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaidanou: Prishtina e Beogradi duhet të bisedojnë

"Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë për çështjet që kanë të bëjnë me jetën e të gjithë njerëzve në Kosovë, e sidomos të atyre serbë", ka qenë kjo deklarata e ambasadores amerikane në Kosovë, Tina Kaidanou, në një intervistë dhënë për radio "KIM".

Kaidanou ka shtuar se shpreson që me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të gjendet mënyra për bisedime, pasi sipas saj, "BE-ja i pranon të dyja palët".

Kaidanou është shprehur se të gjithë e kanë të qartë se në këtë pjesë të Evropës ekzistojnë probleme të pazgjidhura, mirëpo qeveria amerikane shpreson që shtetet e rajonit, bashkërisht, do të arrijnë t‘i zgjidhin ato nëse nuk veprojnë kështu kjo do të ishte në dëm të tyre", ka thënë ambasadorja amerikane.

"Kosova do të konkurrojë për t‘u pranuar në institucione të ndryshme ndërkombëtare financiare. "Ashtu sikur ka paralajmëruar Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, Serbia nuk do ta kundërshtojë këtë gjë", ka thënë Kaidanou, duke shtuar se, sa i përket konkurrimit në organizatat tjera - duhet shikuar në të ardhmen, pasi që, "secila organizatë ka rregullat e veta". Kaidanou gjithashtu ka shprehur bindjen e saj se, do të ketë më shumë njohje të Kosovës - ndërsa ka vlerësuar se viti i kaluar ka qenë i mirë për të gjitha bashkësitë në Kosovë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›