Serbët dhe pavarësia e Kosovës
Ndërsa Kosova po përgatitet të shënojë njëvjetorin e Pavarësisë, shumë qytetarë serbë vazhdojnë të mos e njohin realitetin e krijuar pas 17 shkurtit. "Pavarësinë nuk e pranojmë, shqiptarët e kanë shpallur vetë atë dhe kjo është kundërligjore", thotë një i ri serb. "Derisa Serbia nuk e njeh, nuk ka asgjë, ndërsa Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, sepse ky është territor i serbëve. Ne do të veprojmë siç na thotë Serbia", shprehet një tjetër serb nga Graçanica. Këto deklarata kundër pavarësisë pasqyrojnë qëndrimin si të pjesës dërmuese të serbëve në Kosovë ashtu edhe të autoriteteve të Beogradit.
Që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, reagimi më i ashpër i serbëve ka qenë në veri të vendit. Grupe të serbëve atje kanë djegur dy pikat doganore në kufi me Serbinë, kanë penguar punën e gjykatave në veri të Mitrovicës dhe kanë forcuar strukturat e tyre paralele.
Ndërkohë, në disa zona të banuara me serbë, pjesëtarët e policisë në shenjë revolte me shpalljen e pavarësisë kanë braktisur vendet e tyre të punës, duke refuzuar bashkëpunimin me eprorët shqiptarë. Beogradi zyrtar vlerëson se pozita e pakicës serbe pas shpalljes së pavarësisë është rënduar. "Serbët në Kosovë e Metohi janë të privuar nga të drejtat themelore të njeriut. Janë të privuar nga e drejta për të jetuar, nuk kanë të drejtë banimi, prone. Nuk kanë të drejtë për punë, për t‘u shkolluar, nuk janë të sigurt, nuk gëzojnë lirinë e qarkullimit. Prona e tyre çdo ditë është cak i plaçkitësve, kurse skamja është përditshmëri e tyre", ka thënë për BBC-në, Bojan Angjeloviq, ndihmësministër për Kosovën në qeverinë serbe.
Por ndryshe mendon politikani i moderuar serb, Sllobodan Petroviq, kryetar i Partisë Liberale Serbe, e cila është pjesë e institucioneve të Kosovës. "Situata është përmirësuar në masë të madhe, sigurisht nuk është siç ka qenë, por kjo nuk është e mjaftueshme, duhet ende shumë punë, ende shumë angazhim", është shprehur ai. Petroviq thotë se serbët e Kosovës përballen me shumë probleme, me të cilat përballen edhe bashkësitë e tjera etnike.
"Më e keqja është se të gjitha këto probleme po politizohen, që nga ekonomia e deri te problemet e përditshme, siç është mungesa e ujit, rrymës, punësimi. Politizimi po dëmton shumë qytetarët serbë. Natyrisht që një problem tjetër është edhe siguria, që te serbët është në nivel të ulët, para se gjithash për shkak se brenda bashkësisë serbe është e pranishme frika e natyrës personale. Ka nevojë që edhe vetë bashkësia serbe të jetë e hapur dhe më e keqja është se ajo po izolohet vetë, kështu që me siguri aty nuk ka se si të ndihmohet", deklaroi z.Petroviq.
Zëvendësministri i Kthimit dhe Komuniteteve në qeverinë e Kosovës, Ismet Hashani, mohon deklaratat e autoriteteve të Beogradit për shkeljen e të drejtave të komunitetit serb.
"Ne në asnjë mënyrë nuk pajtohemi që pakicat nuk kanë liri të lëvizjes, është e pavend ajo që thuhet se pasuria plaçkitet, sepse pasuria është e garantuar me ligj dhe vetëm ato shitje që janë bërë me vullnetin e njerëzve, sepse pasuria është e mbrojtur. Sa i përket shkollimit, të gjitha komuniteteve u është garantuar shkollimi dhe mund të them që projektet që është duke bërë qeveria e Kosovës, janë dëshmia më e mirë se ne po punojmë për pakicat. Madje, mund të them se në këtë fazë jemi shumë të përqendruar për të avancuar pozitat e tyre", thotë zëvendësministri Hashani.
Në qeverinë e Kosovës thonë se politika që po ndjek Beogradi po pengon integrimin e serbëve në institucionet dhe shoqërinë kosovare. Mirëpo, ndihmësministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Bojan Angjelkoviq, hedh poshtë këto akuza.
"Nëse nuk dëshironi të zgjidhni problemin, e keni më të lehtë që fajtorin ta gjeni diku tjetër. Më lehtë është të kritikohet e sidomos është atraktive të kritikohen autoritetet në Beograd. Më vështirë është të merret përgjegjësia dhe në atë masë në të cilën dikush merr përsipër përgjegjësinë, mund të përcaktohet edhe dëshira e tij e sinqertë për t‘u ballafaquar me një problem. E, kusht për të zgjidhur problemin është që me të të ballafaqoheni", thekson z.Angjelkoviq. Ndërkohë, Verena Knaus, analiste e Iniciativës Evropiane për Stabilitet thotë se serbët po mbahen peng nga Beogradi, gjë që po e vështirëson integrimin e tyre brenda shoqërisë kosovare.
"Mendoj se kur flasim për të drejtat e pakicave, problemi më i madh nuk është Prishtina. Problemi më i madh është se komuniteti serb në Kosovë po mbahet ende peng nga politika në Beograd dhe retorika që vjen nga Beogradi, përfshirë këtu forcat demokratike, të cilat në një anë thonë se dëshirojnë ta evropianizojnë Beogradin, por kur flitet për Kosovën nuk e kanë ndryshuar qëndrimin. Kjo polikë nuk e ka parasysh interesin e komunitetit serb në Kosovë dhe kjo është për të ardhur keq", u shpreh zonja Knaus në një intervistë për BBC-në.
Përmirësimi i pozitës serbe në shoqërinë kosovare, sipas analistes Verena Knaus mund të ndodhë vetëm kur serbët ta ndiejnë se Kosova është shtëpia e tyre.
"Nuk është e mjaftueshme që Prishtina të miratojë ligje dhe as që bashkësia ndërkombëtare t‘u kërkojë institucioneve të Kosovës të mbrojnë të drejtat e pakicave. Ne kemi nevojë për ndryshime të vërteta në terren dhe ato do të ndodhin kur komuniteti serb këtu ta ndiejë se Kosova është shtëpia e tyre, se ky është vendi ku ata duhet të integrohen dhe të mbrohen. Përderisa sinjalet nga Beogradi të jenë të përziera dhe të ketë përpjekje që veriu i Kosovës të ndahet nga realiteti në pjesën jugore të Kosovës ku jeton shumica e serbëve dhe përderisa interesi i njerëzve nuk është parësor, por territori, mendoj se kjo paraqet rrezikun më të madh për pakicat këtu", thotë Verena Knaus, analiste e Iniciativës Evropiane për Stabilitet.
Ajo vlerëson se sa i përket realizimit të të drejtave të pakicave, Kosova në disa fusha është shumë më përpara se disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Zonja Knaus thekson se Kosova ka miratuar shumë ligje të mira që garantojnë mbrojtjen e minoriteteve, por kërkon nga Prishtina që të punojë në zbatimin e tyre. Sipas ligjeve në fuqi, pakicat e kanë të garantuar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës. Nga 120 vende sa ka Parlamenti, 10 vende janë të rezervuara për serbët, ndërsa 10 të tjera për pakicat tjera. Ndërkohë, në përbërjen aktuale të qeverisë, dy ministri udhëhiqen nga serbët, ndërsa një tjetër nga komuniteti turk. Me procesin e decentralizimit parashihet edhe formimi i disa komunave të reja me shumicë serbe.