Te ne s‘ka krizë!
Megjithëse dollari dhe euro, dy monedhat që kanë fituar funksione rregulluese botërore, prej kohësh zyrtarisht janë "në gjendje reanimacioni", aq sa superfuqitë e epokës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Evropës, për të ruajtur sadopak drejtpeshimin e brendshëm dhe të jashtëm në gjithë këtë tronditje me karakter global kanë vënë dorë edhe në thesar, "Te ne s‘ka krizë", te ne asgjë s‘do të ndodhë, të gjithë duhet të jenë të qetë, sepse financat e vendit do t‘u bëjnë ballë të gjitha sfidave dhe përplasjeve të mundshme. Arsyetimi i vetëm që mund të të vijë në mendje është se "Te ne s‘ka krizë" thjesht sepse nuk jemi në gjendje ta dallojmë krizën.
Megjithëse një prej ekonomive më të fuqishme dhe më "in expanso" të botës, ekonomia japoneze, zyrtarisht ka kaluar në gjendjen e deflacionit, duke rikthyer në fjalorin e përditshëm të financierëve, bankierëve dhe gazetarëve një term që gati ishte harruar qysh prej afro një shekulli; që do të thotë se gjithçka do të jetë më e shtrenjtë dhe mbase floriri sërish do të kthehet në rolin e garantuesit të monedhës, "Te ne s‘ka krizë", sepse te ne asnjëherë s‘është ditur se cili është thesari që kemi dhe asnjëherë s‘ka pasur qeveri që të ketë pasur ngurrimin serioz për të vënë dorë mbi të, hapur a fshehtas.
Megjithëse Kancelarja gjermane Merkel shtroi para njerëzimit me siguri pyetjen më tronditëse të shekullit, nëse tërmeti i rendit financiar në botë do të thotë gjithashtu se kjo mund të jetë një pikëpyetje mbi mundësitë e ezauruara të rendit botëror postkapitalist e postindustrial, "Te ne s‘ka krizë", sepse asnjëherë s‘kemi ditur në çfarë sistemi jetojmë dhe ç‘rend po ndërtojmë. E vërteta është se, ndonëse ka dy dekada që shqiptarët mendojnë se po ndërtojnë shoqërinë e konkurrencës dhe të nismës së lirë, pikërisht konkurrenca dhe nisma e lirë në këtë vend s‘kanë kurrfarë vlere, sepse për të fituar në Shqipëri nuk duhet të jesh i pari, as i dyti, as i treti. Të jesh në krye do të thotë të shkualifikohesh në parim, thjesht sepse je "i mbikualifikuar" ("overqualified"), çka në Shqipëri do të thotë të jesh jashtë konkurrence dhe me rrugë të mbyllur. Në mendjet shqiptare ende nuk është arritur të kuptohet se një gur që mund të thyejë një diamant është thjesht një gur që bën dëm, jo një visar mbi diamantin! Vështirë të përftohet të kuptuarit e krizës së sotme botërore edhe në mendjet shqiptare si krizë rendi dhe sistemi, sepse ne sapo kemi hyrë në një rrugë të re!
Filozofët klasikë të ekonomisë së tregut, duke përfshirë ata marksistë, te të cilët gjithnjë e më shumë po kthehet mendimi i sotëm ("Times" u kujtonte mendimtarëve të sotëm referencën "Marx" pikërisht në një nga numrat më të fundmë), i përmbaheshin parimit se përqindjet janë thjesht "stolia" e rritjes, por më përpara, njerëzit duhet të kenë kushte për të jetuar më mirë dhe për të ndërmarrë ndonjë iniciativë, që do të thotë jo të mbyllen sipërmarrjet ekzistuese, sikurse po ndodh nga dita në ditë, por të shtohen sipërmarrje të reja. Por ç‘rëndësi ka kjo, si rrojnë njerëzit dhe a u bëhet jeta më e vështirë, rëndësi ka "rritja dyshifrore", "luga e florinjtë", "çeku i bardhë", krahasimi i bukur grafik.
Megjithëse Banka e Shqipërisë zyrtarisht e ka ulur interesin e depozitave; megjithëse pas saj bankat e nivelit të dytë i kanë rishikuar me zbritje termat dhe kushtet e marrëdhënies me klientët; megjithëse nga çdo këmbim me paranë e huaj monedha e vendit humbet dyfish, në shitje e në blerje; megjithëse edhe bonot e thesarit janë rivlerësuar tashmë në këmbim, duke u zhvleftësuar deri në një shkallë të paprekur deri më sot; "Te ne s‘ka krizë"!
Përkufizimi klasik i krizës është "pamundësi e qeverisësve për të vazhduar qeverisjen njësoj si më parë dhe pamundësi e të qeverisurve për të duruar si më parë". Sa për durimin, dihet se shqiptarët janë shembullorë. Zgjimi i tyre ndodh një herë në gjysmë shekulli dhe atëherë kur ngrihen, tërbohen fare dhe shkatërrojnë gjithçka, duke mos lënë gjurmë të së shkuarës.
Gjithë njerëzimi është vënë para provës së mbijetesës. Nuk është kriza e vitit 1929, që tronditi botën e kapitalit për të detyruar shtetin të vinte rregulla të rreptë për rend ekonomik e financiar të ngritur mbi parimin e shansit të barabartë dhe mospërjashtimin. Nuk është as kriza e vitit 1973, që i detyroi bankat amerikane, të gjendura nën presionin e dollarit monedhë të euro-zonës, të shpallte pakëmbyeshmërinë me arin. Kjo është një krizë e re që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në botë. Kriza e tanishme është pikërisht kriza e kapitaleve fiktive dhe e imazhit fiktiv. Nëse do t‘ju pyesnit se ku e ka industrinë "Benz"-i apo "Fiat"-i, ose aspirina, menjëherë ju do të përgjigjeshit pa gabuar. Por po t‘ju pyesnin se ku i kanë zyrat, administratën, kapitalet, shoqëritë e shërbimeve virtual si: "Google", "Yahoo", "Altavista", "Lycos", apo ndonjë tjetër kompani supergjigante e industrisë virtuale, nuk do të mund të më përgjigjeshit. Kriza e sotme është pikërisht verifikimi i "kapitaleve të padukshme", të kuotuara në bursat më të mëdha të botës me vlera të shumëfishta krahasimisht me kapitalet tradicionale. Pikërisht kjo është dhe prova e rendit të ri botëror. A është në gjendje teknologjia të zgjidhë problemet e njerëzimit, apo jo?
Këmbëngulja gjithnjë e më e rreptë se Shqipëria është e përjashtuar nga kriza botërore nuk ka ndonjë ndryshim të madh me këmbënguljen e komunistëve për ta mbajtur kursin e dollarit në 60 lekë të vjetra edhe atëherë kur këmbimi real ishte 5-6-fishi; nuk ka ndonjë ndryshim të madh me psikologjinë e vetëveçimit që u edukua te brezat e rinj të shqiptarëve për dekada me radhë në formën e demonizimit të botës, që i kishte bërë vendit tonë një rrethim të dyfishtë imperialist-revizionist. Pyetja që shtrohet është: A është Shqipëria një shoqëri e hapur dhe një shtet i integruar në botën e madhe, apo ende është një ishull, një rezervat, ku e mira hyn sa herë që duan autoritetet, kurse e liga nuk mund të hyjë kurrsesi, sepse gjithçka në këtë vend duhet të marrë leje për të hyrë? Këmbëngulja në mendimin se kriza botërore, që po shkatërron industrinë dhe tregjet e naftës, ekuilibrat botërorë të ekonomive dhe monedhave të tyre, duke vënë në pikëpyetje vetë të ardhmen e rendit të sotëm të pasluftës së ftohtë, është shprehje e mbijetesës së psikologjisë së izolimit dhe kjo vetëm se përgjum ndërgjegjen kritike të njerëzve, errëson perspektivën dhe frymëzon një optimizëm krejt fiktiv, më fiktiv se vetë ato kapitale që e kanë sjellë botën deri në pragun e një prove që kurrë më parë, nuk e ka parë.