Maqedoni, policia shkatërron rrjetin e trafikantëve

Policia e Maqedonisë ka bërë të ditur se ka shkatërruar një rrjet trafikantësh të qenieve njerëzore, duke arrestuar dy shtetas maqedonas në një fshat pranë kufirit me Serbinë.
Dy të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, akuzohen për “trafikim imigrantësh, marrje peng dhe grabitje”.
Policia po ashtu ka gjetur emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Kina, në mesin e tyre katër fëmijë dhe një grua shtatzënë, gjatë kërkimeve të saj për të dyshuar në fshatin Lojane, rreth 45 kilometra në veri të Shkupit.