Kaiserslauterni, pas Bunjakut

Aventura e Albert Bunjakut në Nurnberg pritet të marrë fund, me të përfunduar ky sezon, në kampionatin gjerman të futbollit – Bundesliga.
Kontrata e sulmuesit kosovar me klubin gjerman përfundon në qershor dhe duket se drejtuesit e Nurnbergut nuk e kanë ndërmend ta vazhdojnë bashkëpunimin me të. Prandaj, 28 vjeçari është duke kërkuar eksperienca të reja.
Ai e ka pranuar se ka oferta nga liga e parë dhe nga ajo e dytë gjermane. Së fundmi, mediat gjermane kanë shkruar se interesim për përfaqësuesin zviceran ka shfaqur Kaiserslauterni, i cili sezonin e ardhshëm do të garojë në Liga 2.