Kaizeri kundër Anglisë së Kapelos
Franc Bekenbauer ka kritikuar ashpër paraqitjen e Anglisë në ndeshjen e parë të Botërorit 2010. “Tre Luanët” cilësohen si një prej pretendenteve për fitimin e Kupës së Botës, por ky nuk është mendimi i “Kaizerit”, pas barazimit zhgënjyes 1-1 me SHBA-në. “Paraqitja e Anglisë me SHBA-në ka pak lidhje me futbollin”, ishte gjykimi i ish-kapitenit dhe ish-trajnerit të Gjermanisë për “The Times”. “M’u krijua përshtypja se nën drejtimin e trajnerit Fabio Kapelo, Anglia ka bërë regres. Ata janë kthyer në periudhën e futbollit të shëmtuar me ‘topa të gjatë dhe sulmeve të ngutshme’”. Sipas Bekenbauerit, problemi kryesor është te talentet e pakta që prodhon futbolli anglez: “Nuk jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen. Kombëtarja vuan faktin se në Premiership luajnë fare pak futbollistë anglezë”.
#