E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vija shënjestron Këpucën e Artë

Spanjolli

David Vija, sulmuesi i përfaqësueses spanjolle, mendon se do të arrijë të realizojë ëndrrën, për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës. Shifrat e 28-vjeçarit, i cili u transferua te Barcelona gjatë muajit të kaluar, janë “të frikshme”: në 58 ndeshje me “Furinë e Kuqe” ai ka realizuar 38 gola. Së bashku me Fernando Torres ai do të jetë një prej pikave të forta të kampionëve të Europës, të cilët debutojnë sot në Afrikën e Jugut përballë Zvicrës. “Transferimi te Barça ishte shumë i rëndësishëm, pasi unë kërkoja me patjetër që të dija ku do të luaja, përpara se të vija në Botërorin 2010. Tashmë jam i qetë dhe dua të përqendrohem vetëm te skuadra. Do të ishte e jashtëzakonshme që të shpallesha golashënuesi i turneut, pasi kjo do të përkthehej shumë gola për ecurinë e Spanjës”, tha David Vija.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›