E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaizeri pesimist: Mesfusha, pa ide

Franc Bekenbauer nuk e fshehu pesimizmin e tij kundrejt ekipit Kombëtar të Gjermanisë. "Kaizeri" vlerësoi faktin, se ekipi i Johakim Lëvit do ta ketë të vështirë përballë Portugalisë në cerekfinale, nëse skuadra nuk e ngre nivelin e lojës së saj.
"A kemi ne një shans për t'u imponuar Kristiano Ronaldos dhe të tjerëve?", - pyet Bekenbauer, përmes gazetës popullore gjermane "Bild". "Jo, sigurisht që jo. Ekipi ynë duhet të përmirësohet për të arritur në gjysmëfinale. Mesfusha është pa ide, nuk krijon asnjë rast".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›