E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaja karafilat e Ramës

01-08-2011 / Redaksionale

Kur u plagos në Tiranës në rrethana misterioze Ardit Kaja, ish-drejtori i Policisë Ndërtimore në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama u nis me urgjencë në drejtim të spitalit Ushtarak. Ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama reagoi nga Spitali Ushtarak lidhur me ngjarjen në fjalë. Rreth orës 11 të datës 4 prill, Rama vizitoi Ardit Kajën, dhe tha “Kaja u përball me dhunën dhe u plagos teksa kryente detyrën”. Precipitimi i Ramës në derën e spitalit ushtarak për të konstatuar gjendjen e pacientit Ardit Kaja tregonte për një lidhje speciale mes tyre. Kaja kish qenë deputet socialist 2001-2005 dhe ish-këshilltar në kabinetin e Ramës përgjatë vitin 2008-2009, dhe nga 2010 drejtor i Policisë Ndërtimore, çka tregon për sinkronizim të rrahjeve të zemrës me Ramën.
Mirëpo këto ditë mësuam se “kryerja e detyrës” e ish-drejtori i Policisë Ndërtimore në Bashkinë e Ramës, në vitin e parë të punës i shtoi pasurinë me 100 mijë euro. Jo pak. Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë në një kohë kur ish-kryetari i tij Rama deklaronte vetëm 3 mijë euro pasuri, Kaja pasurohej me 100 mijë euro, shumë të cilën e justifikon me “kryerjen e detyrës”, me  punën në administratën shtetërore, periudha 1997-2009. Kontradiktat shtohen edhe më shumë kur Kaja përciptazi shpjegon “bonusin” 100 mijë euro, në llogarinë bankare. Ajo që vihet re në deklaratat e pasurisë së Ardit Kajës, ish-deputet në vitin 2002-2005 dhe drejtor i Edi Ramës 2010-2011 është se ai ka fshehur në deklaratën e tij të parë pasuritë e paluajtshme, si dhe bizneset, dyqane, bilardo dhe një truall prej 30 dynym toke, ndërkohë që në deklaratën e vitit 2005 ai vetë-deklaronte vetëm një dynym tokë.
Kuptohet vetiu Policia Ndërtimore dhe Policia Bashkiake në Bashkinë Tiranë ka qenë gjithmonë kontingjenti i militantëve socialistë që protestonin, demonstronin, hynin në grevë të urisë ku ruanin çadrat dhe organizonin turmën në 21 janar, për llogari të ish-Kryebashkiakut. Për të organizuar strukturat paralele të Policisë  Bashkiake si grupe të gatshme, Edi Rama punësoi në vitin 2006 një specialist, ish-gardistin Zyhdi Dajti. Ky i fundit planifikoi, organizoi dhe ekzekutoi të gjitha përplasjet e Policisë Bashkiake me Policinë e Shtetit, si në rastin e mbrojtjes së pallatit të kunatit të Dash Pezës, apo të truallit përpara Bankës Kombëtare, etj. Dhe në fund të karrierës në Bashki, sipas deklaratës së pasurisë në ILDKP, Zyhdi Dajti deklaron në pasurinë e tij 4 apartamente në kryeqytet, shuma totale rreth 89 mijë euro.
Sidoqoftë lart parashtruam vetëm 2 nga 21 ish-drejtorët e bashkisë së Ramës, në të cilët kontradiktat dhe hija e dyshimit shtohet sa më shumë të gërmohen në formularët e deklarimit të Pasurisë, që janë zyrtare. E kuptohet vetiu pastaj, që procedura e deklarimit të pasurisë në Shqipëri janë vetëm maja e ajsbergut, ku pjesa më e madhe e të pathënave mbetet e zhytur, në thellësitë abuzimit me detyrën, dhe aferave të paligjshme.  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›