E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, shpërthimet kamikaze shkaktojnë 25 të vdekur

Një atentat kamikaz i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në zonën rezidenciale të Quetta, duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur, dhe 61 të plagosur rëndë. Atentati është pranuar se është kryer nga talebanët e Tehrik-e-Taleban Pakistan (TTP).
 

Sipas dëshmitarëve goditja e parë ka ndodhur nga një bombë e vendosur në një makinë. Ndërsa shpërthimi i dytë kamikaz ka ndodhur pak minuta më pas.

Mes viktimave nga këto dy atentate ka mbetur i vdekur një kolonel me emrin Khalid, tri pjesëtarë të FC, bashkëshortja e Shahzad, dy fëmijë dhe shumë civilë të tjerë. Policia ka gjetur dokumentet e identitetit të njërit prej kamikazëve, dhe bëhet fjalë për Ahmed Gul, një afgan i provincës së Kunduz që jetonte në një kapanon në Peshawar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›