E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Dua të shkruaj histori te Reali

"Nëse Real Madrid pagoi 67 milionë për të më pasur, do të thotë
që ia vlej dhe e kam treguar veten gjatë këtyre viteve". Për herë
të parë, një Kaka aspak modest rrëfehet te gazeta sportive spanjolle
"Marca". Ish-milanisti "Top i Artë 2007", thotë se do të përpiqet ta
rifi tojë trofeun më të lartë, kësaj radhe me bluzën e Realit. "Këtu dua
të bëj histori si Di Stefano e Zidan". Rrëfen se u përlot i emocionuar
nga mënyra si e priti publiku në Santiago Bernabeu. Ndërsa mes
shokëve të rinj vlerëson shumë Diarranë. Për sa i përket besimit, ai
thotë: "Falënderoj Zotin para çdo ndeshjeje, ai më ndihmoi që të
mos ngelesha sakat".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›