E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dopjetë e Red Bull në Gjermani. Fiton Veber, Masa është në pod

Britmat e gëzimit të Mark Ueberit
në fundin e garës, ishin
nga ato momente që të mbesin
gjithmonë në mendje, që ta bëjnë
mishin kokërr. Ato emocione të
bëjnë të besosh papritur te sporti
dhe te misioni i njeriut sportiv.
Mark Ueber fi toi Çmimin e Madh
të Nurburgring, një cirkuit goxha
i vështirë. Një
përshkim që
nervozon mekanikë
e pilotë
bashkë. Goma
të forta, të buta,
rrezik për të
rënë shi dhe
deliri gjithnjë
i pranishëm
në pistë. Emocione.
Për Felipe Masën, qe i
pari çmim për këtë sezon. Braziliani
zhvilloi një garë të përsosur,
vrapoi, vuajti, shtyu dhe në fund
arriti i treti. Masën e kishe marrë
malli për podiumin, për dëshirën
për të besuar te mundësitë e një
Ferrari krizë, por gjithnjë Ferrari,
e kishte marrë malli për krenarinë
e pilotit dhe përsosmërinë e
skuadrës. Emocione. Edhe Fernando
Alonso shkëlqeu në pistë.
Tërbimi i kampionit të lënduar
e të harruar tashmë. U lodh në
kthesat e para, por në mes të garës,
gjatë xhiros së parë të shpejtë,
spanjolli nxori në pah anën e tij
më të mirë: atë se di të çudisë dhe
të vazhdojë përpara si pakkush.
Xhiro rekordi njëra pas tjetrës
dhe i parakalon si nëpër ëndrra
BraunGP-të. Emocione. Një Gran
Premio ky i Gjermanisë, që na
transmeton, më në fund, një ndjesi
pozitiviteti, e cila mes politikës
dhe endjeve nëpër boshllëk, dukej
se ishte bërë pjesë e së shkuarës.
Formula 1 ekziston dhe është
gjallë. S‘ke ç‘thua. Le të komentojnë
të kundërtën pesimistët dhe
kronikanët e mërzitur. E vetmja
ndodhi negative e kësaj të diele
garash ishte rreptësia e tepruar
e komisarëve të pistës, që e dërguan
Ueberin
në bokse për
një dënim
absurd. Dhjetë
sekonda
i n d a l u a r.
Absurde, po,
sepse Ueber
fitoi pavarësisht
dënimit.
Fitore prej
kampioni. Dhe për të parën herë
BraunGP-të e mbaruan garën
poshtë podiumit dhe me një
Fernando Alonso që dukej se
rrezatonte aq shumë, sa po ia
thyente pasqyrat Barrikelos. Eh,
të mos harrojmë edhe nisjen prej
kampioni të vërtetë të Luis Hemilton,
nisje e tjetër epoke tashmë.
Një shkëndijë që i ngrohi të gjithë
para se ta mbyllte me një problem
absurd të gomës, e cila shpërtheu
në kthesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›