E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Milani, gjithnjë i rrezikshëm në Evropë

MADRID- Nuk e prisnim këtë humbje. Duhet të fitonim për të qëndruar të qetë në fazën në grupe, por tani kemi komplikuar gjithçka. Ka qenë kjo deklarata e Rikardo Kaka për Sport Mediaset, pas humbjes 3-2 të Realit të Madridit kundër Milanit. Braziliani ishte futbollisti në qendër të vëmendjes të mërkurën në “Bernabeu” dhe kjo për shkak të të kaluarës së tij kuqezi. “Ishte një ndeshje pak e çuditshme, - tha fantazisti. – Të dyja skuadrat kërkuan në çdo moment golin. Pastaj, si ne, ashtu edhe Milani, u zgjatëm shumë në fushë duke lënë shumë hapësira”. Në lidhje me përballjen e parë ndaj ish-skuadrës së tij, Kaka deklaroi: “Ishte e çuditshme të ndeshesha me ish-shokët e mi të ekipit, por kërkova të bëj më të mirën në fushë. Milani është një skuadër që është gjithnjë e rrezikshme, e fortë dhe tipike për të luajtur në Kupat e Evropës”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›