Milani madhështor, yjet e Realit dalin kokulur
Një Milan madhështor ka triumfuar 3-2 në "Santiago Bernabeu", në sfidën më të rëndësishme të ndeshjeve të djeshme të Champions League. Askush nuk mund ta mendonte se fitorja e parë e kuqezinjve në Madrid do të vinte në një nga periudhat më të diskutueshme të tyre. Saki apo Kapelo nuk kishin arritur kurrë të fitonin në kështjellën e Realit, por një gjë të tillë e ka bërë Milani i mbrëmshëm. Pavarësisht rezultatit, kryefjala e sfidës ka qenë spektakli, sidomos në pjesën e dytë. Në fraksionin e parë, gjithçka është vendosur nga një gafë e portierit brazilian Nelson Dida. Gjuajtja e Graneros nuk është pritur mirë prej tij dhe topi i ka shkuar kapitenit të Realit Raul Gonzales. Ky i fundit nuk e ka patur të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur. Pjesa e parë ka mbaruar kështu, duke krijuar idenë se për spanjollët ishte thjeshtë një shëtitje. Por, në të dytën është parë në fushë një Milan tjetër. Gjithsesi, goli i barazimit erdhi në minutën e 62-të pas një gjuajtje të fortë të Pirlos nga distanca, që portieri Kasijas nuk mundi ta largonte. Nuk kalojnë as 4 minuta dhe këtë herë është Pato që shënon golin e avantazhit, pas një pasimi të Ambrozinit. Dalja e Kasijas ishte tepër e diskutueshme në këtë çast. Reali kundërpërgjigjet dhe çerek ore para përfundimit arrin të barazojë me Drente. Topi i dhënë nga Raul pas një goditje këndi, goditet saktë nga holandezi, që mposht Didën. E kur pritej goli i Realit, është Milani që shënon pas një goditje këndi, por arbitri belg De Bleker anulon gjithçka për një faull të Borrielos. Për hir të së vërtetës, në mënyrë të padrejtë. Në fushë ka protesta, që për çudi shohin në një përplasje Seford dhe kapitenin Raul. Loja vazhdon dhe 2 minuta para përfundimit, Milani arrin të gjejë golin e fitores. Sedorf jep një pasim të saktë për Paton në zonë dhe ky i fundit, mposht Kasijas me një gjuajtje fluturimthi. Delir në pankinën kuqezi. Milani arriti kështu fitoren e parë në "Bernabeu", ndërsa Reali humbjen e parë për këtë sezon në stadiumin e tij.
Ndeshjet e tjera
Në takimet e tjera të luajtura dje, spikat fitorja 2-1 e Bordosë përballë Bajernit të Mynihut. Pa yjet e tij, Riberi e Roben, skuadra gjermane e ka patur të pamundur t'i bëjë ballë kampionëve të Francës. Siani shënoi një autogol pas 6 minutash loja dhe u duk se Bajerni do të fitonte, por sërish Siani e më pas Planus, kthyen gjithçka në favor të francezëve. Bordo humbi edhe dy penallti në këtë takim, ndërkohë që Bajerni e mbylli ndeshjen me 9 vetë pas kartonave të kuq të Tomas Myler dhe Daniel Van Vujten. Në grupin B, Mançester Junajtid mori fitoren e tretë duke mundur 1-0 CSKA Moskën në transfertë, falë një goli të Valencias. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Volfsburgu dhe Beshiktashi barazuan pa gola, ndonëse gjermanët dominuan në të gjitha drejtimet. Në grupin C, përveç fitores së Milanit, spikat edhe ajo e Marsejës pas një goli të shënuar nga mbrojtësi Gabriel Hajnze. Çelsi ndërkohë mposhti 4-0 Atletikon, ndërsa Porto fitoi 2-1 me Apoel Nikozian.
(d.b/GSH/BalkanWeb)