E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Tek Corinthians deri në fund

SAN PAOLO-Ronaldo do ta mbyllë karrierën në Corinthians. Ishte vet 'fenomeni', ai që e bëri të ditur këtë vendim në një konferencë për shtyp. Sulmuesi braziljan, përkatësisht golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve, është afër vazhdimit të kontratës, e cila do ta lidhë atë me klubin nga San Paolo.

Ronaldo i ishte bashkuar Corinthiansit në fillim të vitit 2009, pas lëndimit të rëndë që e pësoi me 13 shkurt të vitit të kaluar, kur po luante tek Milan.

“Dashuria ime për Flamengon ka përfunduar. Do ta përfundoj karrierën në Corinthians. Këtu kisha përkrahje të madhe nga tifozët, të cilëve u jam përgjigjur në fushë”, theksoi Ronaldo, i cili ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje të kampionatit brazilian, të cilat e ndihmuan Corinthiansin që ta fitojë Copa de Brasil.

Falë triumfit në këtë kompeticion, Corinthians do të marrë pjesë në Coppa Libertadores, përkatësisht Ligën e Kampionëve amerikano-jugore.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›