E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: “Në të ardhmen do të bëhem prift”

"Topi i artë", shampanjë në "Tour Eifel". Kjo është dita e lavdisë së Kakasë, që do të kulmojë të dielën me një vështrim nga një lartësi prej 324 metrash mbi Parisin, me një kupë shampanje në njërën dorë, dhe në tjetrën, trofeun më prestigjioz për një futbollist. Paserela e parë për Kaka është parashikuar në sheshin "Duomo" në Milano, por detajet janë ende për t'u përcaktuar.
VIZITA – Ylli i Milanit ka kërkuar një vizitë private në kullën më të fashme në botë. Lajmin e jep Zhan Bernard Bros, presidenti i shoqërisë që menaxhon kullën "Eifel", por dhe zëvendëskruetari i bashkisë së kryeqytetit francez. "Jam kontaktuar për të parapërgatitur vizitën. Është gjithmonë kënaqësi të konstatojmë kërkesat ndërkombëtare për emblemën e Parisit".
FIFA – Në fakt, Kaka dëshiron të bëjë gjëra të mëdha për të festuar "Topin e artë", i cili tashmë atribuohet nga një juri planetare prej 96 gazetarësh. Për brazilianin tashmë është gati edhe një cmim tjetër: "FIFA Ëolrd Player", duke pasuar kështu Fabio Kanavaron, i cili i fitoi të dyja trofetë vitin e kaluar. Dopieta e trofeve është arritur deri tani nga nëntë lojtarë. I pari qe një tjetër lojtar milanist, Marko Van Basten në vitin 1992.
FAVORIT – Për shtypin francez, Kaka vazhdon të konsiderohet vetëm një "favorit" për fitimin e "Topin e artë", edhe pse lajmi i fundit i publikuar nga e përditshmja "Le Parisien", që në fakt bën pjesë në grupin mediatik që zotëron edhe "France Football".
TRAJNER? JO PASTOR - Dhe për t'i dhënë akoma më përmasa skupit, nga revista e fashme "GQ", vjen edhe një deklaratë e pabotuar më parë mbi idenë se cdo të bëjë Kaka kur të përfundojë karrierën e futbollistit. "Në fund të karrierës do të doja të bëja priftin evangjelist. Do të më pëlqente shumë". Për fituesin e "Topit të artë 2007" nuk parashikohet kështu një e ardhme trajneri apo menaxheri, por një njeri i impenjuar me cështjen e fesë. "Është një detyrë e rëndësishme, - thotë braziliani i Milanit për revistën. – Më duhet të studioj teologji, të bëj një kurs, të njoh thellësisht biblën. Nuk është kaq e lehë, të aplikosh në shoqëri sot, rregullat e shkruara mijëra vite më parë. Pikërisht kjo është detyra e një pastori të mirë: të aktualizojë mësimet e Biblës".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›