E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: “Inter, vazhdo kështu!

Padroni i Interit, Masimo Motati, u ndje shumë i kënaqur me kualifikimin e Interit midis 16 ekipeve më të mira të Europës, me një ndeshje ende për t'u luajtur. "Po, jam i kënaqur, - tha Morati, i intervistuar nga Rai Sport. "Ishte e rëndësishme ta bënim mirë ashtu si dhe lojtarët ia arritën. Kënaqësia vjen edhe nga fakti se e bënë me seriozitet, përqendrim dhe i dhanë një vazhdimësi lojës dhe rezultateve. Kjo është shumë e rëndësishme". Objektivi i parë në Ligën e Kampioneve është arritur nga Interi, dhe dhjetori paraqitet pak më i qetë për zikaltërit përsa i përket kompeticionit europian.
Kemi më pak ankth përsa i përket, por impenjimet janë gjithmonë të vështira dhe duhet të ruajmë këtë lloj tipi tensioni.
Pesë gola në po aq ndeshje të Ligës së Kampioneve nga ana e Zlatan Ibrahimovicit...
Po, Ibrahimovic është shumë i zoti, por të zotë ishin edhe lojtarët e tjerë. Më ka dhënë shumë kënaqësi Himenez, dhe të martën ai demostroi klasin e tij, por nuk dua të përmend emra të përvecëm lojtarësh. Jam i kënaqur edhe për rikthimin e Stankovicit, në pjesën e parë gjeti pak vështirësi, ndërsa në të dytën luajti shumë dhe bashkë më të lëvizi edhe e gjithë skuadra. Dua të theksoj, si zakonsisht, se më pëlqyen shumë edhe mbrojtësit, me mënyrën se si iu përshtatën lojës.
Flitet gjithmonë për Barcelonën dhe Realin e Madridit, por duke parë se si luajnë Zlatan Ibrahimovic dhe Kaka, ndoshta futbolli i vërtetë është ai i Milanos.
Në realitet flitet shumë edhe për atë të Milanos, më duket se Kaka është duke fituar "Topin e artë", ndërsa të tjerë cmime të tjera. Ibrahimovic duhet të konsiderohet si një nga sulmuesit më të fortë në botë. Nuk jemi keq: kënaqemi me këta lojtarë.
Dje (të martën) ishte ditëlindja e Roberto Mancinit. Cfarë do t'i dhurojmë? Serinë komplete të "Doktor House"?
Jo, jo, më duket se ai i ka bërë një dhuratë të bukur vetes dje në mbrëmje dhe kjo është e rëndësishme. Për të tjerat janë gjëra normale.
Rekoba: "Adriano, te Interi nuk të bëjnë keq"
"Adriano duhet t'i japë një dore edhe vetë". Kjo është këshilla e Rekobës, futbollistit që e njeh mirë ambientin e Interit, por njeh mirë edhe Adrianon. Është e sigurt se shoqëria zikaltër po bën c'është e mundur për ta ndihmuar. "Ronaldo e dëshiron atë te Milani, por Mancini e di se Adriano është një lojtar i Interit dhe dëshiron të rikuperojë sa më shpejt, - tha "Il Chino" për "Studio Sport". – Unë pas 10 vitesh te Interi mund të them: te Interi është e pamundur të të bëjnë keq. Sipas meje janë dukë bërë gjithcka për ta ndihmuar, por ai, duhet ta kuptojë së tashmë është i madh dhe duhet t'i japë edhe një dorë vetë. Nëse do t'ia arrijë të dalë nga kjo situatë do të jetë sërish ‘Imperatori'.

Elkan: "Të shohim nëse Interin e fiton titullin në fushë"
"Të shohim nëse këtë vit Interi do t'ia dalë të fitojë titullin në fushë". Këto thotë me një nuancë dashakeqësie Lapo Elkan, një nga pinjollët e familjes që drejton Jubentusin, që rihap edhe polemikat e pafundme post-Kalcopoli midis bardhezinjve dhe zikakaltërve. "Interi ka fatin të ketë një organikë të bukur, - vazhdon Elkan për mikrofonat e "Sky Sport 1", - është një ekip i bukur. Nuk dëshiroj të kritikoj të tjerët, por e vetmja gjë që e ndjej për detyrë ta them është se titulli që fitoi është unë dhe nuk është i tyre. Të shohim nëse zikaltërit do t'ia arrijnë ta përsërisin këtë vit, kur edhe Juve është në fushë. Milani? Është armiku-mik më i madh që Juventusi ka pasur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›