“Mbreti” Shumi në vilën 40 milionë euro

Dash Frashëri
40 milionë euro. Kaq ka kushtuar kështjella e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Mikael Shumaker. "Cfarë pallati! Cfarë pamje! Cfarë parajse!", - shkruante tabloidi gjerman "Bild" në versionin e tij on line, ku ishin publikuar edhe pesë foto nga vila e njërit prej sportistëve më të pasur në botë. "Mbreti ynë i Formula 1 ka ndërtuar në Gland (Zvicër) pranë liqenit Genfer mbretërinë e tij dhe tashmë ajo është gati. Në fillim të vitit të ri, familja Shumi do të jetojë në vilën e tyre të ëndërruar, e cila kushtoi rreth 40 milionë euro", - vazhdon përshkrimi entuziast i faqes gjermane. KËSHTJELLA - "Cfarë ka pallati i ri i Shumit? Gjithcka. Tetë dhoma gjumi, pesë banja, sauna me hamam dhe xhakuzi, pishinë 20 metra të gjatë, kinema (me 30 vende) dhe një muze të vogël për trofetë e tij. Duke mos harruar një hapësirë gjigante parku përreth saj". Vila ka katër kate, përfshirë edhe bodrumin, ndërsa zë një sipërfaqe prej 2200 metrash katrorë. Në katin përdhes është një kuzhinë e hapur me sipërfaqe rreth 40 metra katrorë, ndërsa në suitën kryesore, e vendosur në një nga kullat, është edhe shtrati i madh ku padyshim fle, si një cift mbretëror, Mikael dhe Korina Shumaker, të dy tashmë 38-vjecarë. ISHULLI- Nuk mungon edhe një ishull i vogël artificial i formuar nga dy pishina që ndahen nga një rrugicë guri. Pjesa e vogël e pishinës është e ndërtuar enkas për fëmijë, pasi dhe thellësia e saj nuk i kalon 1 metër. Familja Shumaker ka menduar edhe për miqtë e saj dhe për këtë arsye ka ndërtuar edhe një tjetër viletë dykatëshe, ku jetojnë edhe të punësuarit e familjes. Vileta, e cila ndodhet pak metra larg vilës kryesore, ka një sipërfaqe prej 400 metrash katrore dhe poshtë saj ka edhe një hapësirë për një garazh ku mund të parkohen rreth 25 makina (disa Ferrari, Maserati, Jeeps). PLAZHI - Kështjella është ndërtuar pranë liqenit Genfer ku Shumaker zotëron edhe një plazh privat, rreth 200 metra të gjatë, si dhe një mol të vogël ankorimi jahtesh të vegjël, për motoskafin personal dhe një numër të vogël varkash. Natyrisht që nuk mungon edhe një pikë e vogël karburanti e furnizuar si me naftë ashtu dhe me benzinë super. Të dyja depozitat kanë një kapacitet prej 6000 litrash. FUSHAT - Arkitektët nuk kanë harruar të ndërtojnë pranë pyllit të vogël edhe një fushë golfi, pasi Shumi i përket "Club du Domaine Imperial". Pranë vilës nuk mungon fusha e futbollit, pasioni i dytë i Shumakerit, ku janë të pranishme edhe dy porta futbolli. Fusha përdoret edhe si vendndalimi i helikopterit të tij privat.
Fqinjët e famshëm
Tablodi i famshëm anglez "The Sun" zbulon edhe fqinjët e Shumit. Midis të tjerëve, pranë brigjeve të liqenit të Gjenevës janë edhe Fil Kolins, ish-Xhejms Bondi, aktori Roxher Mur, këngëtarët Devid Bovie dhe Selin Dion. Nuk mungon edhe një ish-pilot i Formula 1, britaniku Xheki Stjuart.
Rekordet "made in Shumaker"
Shumi është mbajtës i thuajse të gjitha rekordeve në Formula 1: shtatë herë kampion (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004); 91 fitore absolute, 154 podiume, 68 "pole", 76 xhiro të shpejta, 1369 pikë. Gjithsesi, imazhi i Shumit është i pranishëm në cirkuitet e Formula Një, si një nga drejtuesit kryesorë të Kavalinos.
Ishulli artificial në Dubai
Mikael Shumaker ka marrë para një viti një dhuratë të jashtëzakonshme dhe të paprecentë: një ishull. Dhe këtë ia ka dhuruar princi i kurorës së Dubait, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Ishulli bën pjesë në një konstelacion ishujsh artificialë të quajtur "Bota" dhe është ndërtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vlera e ishullit është rreth 7 milionë dollarë.
Kapelja vlen 11.9 milionë dollarë
Mikael Shumaker shiti në nëntor të vitit 1999 të drejtat e tij te imazhit për pjesën para të kapeles së tij për 14.6 milionë marka gjermane (11.9 milionë dollarë). Kompania gjermane "Deutsche Vermogensberatung" pagoi këtë shumë për të vendosur një reklamë të përmasave 10 cm x 8 cm në kapelen e tij të kuqe pas fitimit të garave ose të një vendi në podiumin e fituesve, një kontratë që u zgjat më pas deri në vitin 2010.
Një biografi e Shumit
Një libër i titulluar "Mikael Shumaker", kushtuar shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, i cili i dha fund karrierës pas Cmimit të Madh të Brazilit, është publikuar prej disa muajsh. Libri është shkruar nga Sabine Kehm, ish-gazetare dhe zëdhënëse personale e Mikael Shumakerit që nga viti 2000. Libri përshkruan karrierën dhe jetën private të kampionit 38-vjecar.
Shumi, sportisti i pestë i pasur
Revista e famshme amerikane "Forbes", duke ruajtur zakonin e saj për të vlerësuar gjithcka me vlerë në planet dhe në mënyrë të vecantë njerëzit më të pasur, ka publikuar para pak kohësh edhe renditjen e 25 sportistëve që kanë pasur më shumë fitime brenda një periudhe të caktuar kohore, brenda 12 muajve të fundit, nga fillimi i qershorit të vitit 2006 deri në fund të qershorit të vitit 2007. Golfisti Tajgër Uds kryeson listën me një fitim prej 100 milionë. Pas Udsit, vjen boksieri amerikan Oskar De La Hoja (43 milionë dollarë fitime); në vend të tretë golfisti Fil Mikelson (42 milionë dollarë); në të katërtin kampioni i Formula 1, finlandezi Kimi Raikonen (40 milionë) dhe në të pestin Mikael Shumaker, i cili vazhdon të fitojë miliona, edhe pse është tërhequr zyrtarisht nga aktiviteti. Fitimet e Shumit nga qershori i vitit 2006 deri në fund të qershorit të vitit 2007 ishin 36 milionë dollarë.
Lista e pesë sportistëve më të pasur
1.Tajgër Uds (golf), 100
2.Oskar De La Hoya (boks), 43
3.Fil Mikelson (golf) 42
4.Kimi Raikkonen (F1), 40
5.Majkëll Shumaker (F1), 36
------
* Shifrat janë në miliona dollarë
"Princi" i Asturias
Cmimi prestigjioz "Princi i Asturias" për sportin, mirënjohja kryesore e këtij lloji në Spanjë, iu akordua shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Mikael Shumaker. Sporti është një nga tetë cmimet që jepen nga fondacioni "Prince of Asturias", pasi cmime jepen edhe për shkencën, artin, letërsinë. Gjermani 38-vjecar, tashmë në "pension", u përzgjodh midis 18 kandidatëve nga 10 vende të ndryshme të botës. Shumi mposhti finalistët e tjerë, italianin Valentino Rosi, tenistët Roxher Federer dhe Rafael Nadal, si dhe kampionen e botës në kërcimin me shkop Jelena Isimbajeve. Është hera e dytë që cmimi, që shoqërohet edhe me një "zarf" me 50 mijë euro dhe një statujë të skulptorit spanjoll Hoan Miro, i jepet një piloti të Formula 1.
"Ambasadori" Shumaker
Mikael u lind në janar të vitit 1969 nga prindërit Rolf dhe Elisabet Shumaker. Familja banonte në qytetin Kerpin-Manheim pranë Këlnit në Gjermani. Mikael ishte katër vjec kur ngau për herë të parë një makinë kart, me fuqi të vogël motorike. Këtu filloi edhe dashuria e tij për makinat. Babai i tij, Rolf, ishte një mekanik apasionant. Në vitin 1980, 11 vjec, Mikael mori pjesë në Kampionatin Botëror të Kartingut në Belgjikë, ku pa për herë të parë edhe legjendën Ajerton Sena. Në vitin 1984, Shumi fitoi Kampionatin Gjerman për të Rinj. Në vitin 1987, ai mori pjesë në Kampionatin Europian. Më pas vijnë aktivizimet e tij në Formula 3, pastaj në atë Formula 3000, për të mbërritur në titullin e parë të tij në Formula 1, në vitin 1994, me skuderinë Uliams Beneton, sukses që e përsëriti edhe një vit më pas.
Në gusht të vitit 1995, Mikael u martua me Korina Betsch. Ata kanë dy fëmijë: Xhina Marian (tashmë dhjetë vjece) dhe Majkun (tetë vjec). Shumaker e ka mbrojtur jetën e tij private dhe ndryshe nga shumë sportistë të tjerë, që kanë dashur të jenë në "dritat e projektorëve", ai ka preferuar një jetë të thjeshtë.
Një nga pasionet e mëdha të Shumit mbetet kalërimi. Në vitin 2005, revista "Eurobiznes" e përcaktoi si sportistin e parë miliarder. Në vitin 2004, paga e tij mendohej se ishte 80 milionë dollarë.
Bujar - Shumaker është një ambasador special i UNESKO-s dhe njihet për donacionet e tij. Shumi dhuroi 10 milionë dollarë për të ndihmuar fatkeqët e tërmetit të Oqeanit Indian në vitin 2004. UNESKO-s i dhuroi 1.5 milionë euro për aktivitetet e saj. Në total, shuma e parave të dhuruara prej tij i kalon të 50 milionë dollarët.
Futbollist - Shumi luan në mënyrë të pëlqyeshme futboll dhe është lojtar i skuadrës lokale zvicerane FC Echichens. Mikaeli ka marrë pjesë në shumë ndeshje bamirësie dhe në ndeshjet e futbollit të organizuara midis pilotëve të Formula 1. Federata Zvicerane e Futbollit e ka emëruar Shumakerin si ambasadorin zviceran për finalet e Kampionatit Europian 2008.
"Beckingham Palace"
Mikael Shumaker nuk është i vetmi sportist që zotëron një "kështjellë" moderne. Futbollisti anglez Devid Bekam ka në pronësi të tij vilën e quajtur "Rowneybury" ose e njohur ndryshe nga shtypi anglez dhe botëror si "Beckingham Palace", një epitet që lidhet sa me mbiemrin e ciftit më të famshëm anglez, Devid e Viktoria, por edhe me një rivalitet mediatik midis kështjellës "Buckingham Palace", ku jeton familja mbretërore angleze. Në fakt, ky mbetet një krahasim, pasi kështjella më e rëndësishme në Angli ka më shumë se 600 dhoma, përfshirë 52 dhoma mbretërore dhe të miqve, 188 dhoma për stafin, 92 dhoma për oficerët dhe 78 banja. Shtëpia e futbollistit të Los Anxheles Galaksi është blerë në tetor të vitit 1999 me shumën 2.5 milionë stërlina, rreth 4.8 milionë dollarë, pak kohë pas martesës me Viktorian, një këngëtare e grupit "Spice Girls". Shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1930 dhe pas rikonstruksionit të saj, tashmë kushton më shumë se 19 milionë dollarë. "Beckingham Palace" me gjithë kopshtin ka një sipërfaqe prej 67 mijë metra katrorë. Bekam u transferua nga Madridi ku luante me Realin e Madridit në Los Anxheles, në Amerikë. Dhe patjetër i duhej një shtëpi. "Cifti Bekam ka blerë edhe një nga shtëpitë më modeste të Beverli Hillsit", - shkruan tabloidi anglez "Mirror". "Një vilë me gjashtë dhoma, që kushtoi thjesht 10 milionë sterlina", - ironizon gazeta. "Një vilë klasi, me pamje sensacionale. Dhomat janë më të vogla se ato në Madrid dhe "Beckingham Palace" në Hertfordshire, por ia vlen shumën e paguar",- informon më tej lexuesit mirror.co.uk.