Topi i Artë: Kaka fitues, e ndjekin Ronaldo e Mesi

Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga lajmërimi zyrtar, mediat italiane bëjnë të ditur përvec fitores së padiskutueshme të Kakasë, edhe podin e fituesve: Kristiano Ronaldo, i dyti dhe, Lionel Mesi, i treti, në listën prej 50 kandidatësh për të fituar trofeun prestigjioz. Sulmuesi i Celsit, Didier Drobga është në vendin e katërt, përpara mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlos, i pesti, është i pari nga kandidatëtët italianë për fitimin e "Topit të artë" 2007. Lista e dhjetë më të votuarve vazhdon me Van Nistelroin (i 6-ti), Ibrahimovic (7), Fabregas (8), Robinjo (9) dhe Toti (10), i cili ishte edhe "Këpuca e artë" e sezonit të kaluar.