E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mile, trajneri i ri i Teutës

Kristaq Mile është trajneri i ri i Teutës. Presidenti Edmond Hasanbelliu vendosi t'ia besojë skuadrën beratasit të njohur dhe babait të futbollstit të Shpresave, Vangjel Mile, bankinën durrsake pas dorëheqjes së Gentian Begesë pas humbjes 0-2 në "Niko Dovana" me Skëndërbeun. Për Teutën, Mile është trajneri i tretë sezonal, pasi më parë ishte dorëhequr edhe shkodrani Hysen Dedja, i cili e mori ekipin nga Sulejman Starova pas përfundimit të sezonit 2006-2007. Teuta po kalon një momnet të vështirë dhe nënkampionia dhe finalistaj e Kupës së Shqipërisë gjatë sezonit të kaluar ndodhet në vendin e parafundit, vend që të con automatikisht një kategori më poshtë, në të Parën.

Skeda
Kristaq Mile
Mosha: 49 vjec
Statusi: I martuar me 3 fëmijë
Si futbollist: Me Shkëndijën 1975-1977, me Tomorin 1977-1988, me Skraparin 1988-1989.
Me Kombëtaren: 8 ndeshje
I aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave, U15-U21.
Si trajner: 1990-1993 ekipin U21 vjec të Tomorit, me Tomorin në vitet 1993-2003 dhe 2005-2007, me Bylisin 2003-2004 dhe me Lushnjën 2004-2005.
Sukseset: Nënkampion i Shqipërisë si trajner i Tomorit në sezonin 1999-2000.
Aktualisht: Mesues i edukimit fizik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›