E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: S'dua pagë nga Milani derisa të riaftësohem mirë

Dashuria e Kakasë për Milanin është aq e madhe, saveç reduktimit të pagës për rikthimin në Itali, braziliani tashmë pranon me dëshirën e tij të mos marrë asnjë qindarkë nga klubi për aq kohë sa do të jetë i dëmtuar. Pas konfirmimit nga klubi kuqezi për dëmtimin në kavilje, ish-mesfushori i Real Madridit deklaroi: "Kam biseduar për afatin e rikuperimit, me klubin, Galianin dhe mjekët, për të vendosur disa gjëra, dhe kam arritur në një konkluzion: S'do të pranoj asgjë, veç dashurisë dhe mbështetjes." 
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›