E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Mojes: Adnan Januzaj e ka fituar përgjithmonë ekipin e parë

Paraqitja e Adnan Januzajt ndaj Crystal Palace, që ishte dhe debutimi i tij në Premier League, ka lënë të mahnitur trajnerin e Mançester Junajtid, David Mojes, i cili ka kuptuar se zbulimi i vërtetë mund të jetë pikërisht 18-vjeçari me origjinë shqiptare, për të cilin po shfaq interes dhe përfaqësuesja kuqezi. Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", Mojes po mendon ta grumbullojë gjithmonë me skuadrën e parë dhe për herë të parë djaloshi do të ketë jo vetëm emrin e tij në dhomat e zhveshjes së "djajve të kuq", por gjithashtu dhe një palë këpucë me emrin sipër, privilegj që u takon vetëm futbollistëve të skuadrës së parë. Vetë Mojes, i pyetur mbi debutimin e Januzajt, deklaroi se tashmë të gjithë po ndërgjegjësohen për talentin e 18-vjeçarit.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›