E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka dhe Ibrahimovic lidhen me Realin, per edicionin tjeter

Babai dhe agjenti i brazilianit Kaka, kane folur per nje gazete spanjolle, duke thene se ylli i Milanit do te bashkohet me Realin e Madridit, ne fund te ketij edicioni. Duke iu referuar burimeve ne fjale, perfundimisht Kaka do te lere Milanin per t'iu bashkuar Realit, ne Bernabeu. Por ka reaguar menjehere, gjate dites se djeshme babai i futbollistit qe i qendron gjithmone prane, duke thene se nuk ka folur asnjehere per te ardhmen e lojtari te Milanit. Kaka, mjaft i diskutuar edhe ne merkaton e janarit, ku ishte shume prane kalimit per tek Mancester Siti, ne momentin e fundit anuloi gjithcka. "Une nuk i kam thene ato fjale,- sqaroi i ati i brazilianit, -Une nuk kam folur kurre, ne lidhje me ndonje transferim te mundshem dhe me ndonje klub tjeter qe eshte perfshire, ne marreveshje. Djali im nuk ka pse leviz tek Reali i Madridit", ka sqaruar per mediat angleze babai i Kaka. Ne kete kohe, ai deshiron qe te mbylle kampionatin dhe te perfaqesohet sa me mire me Milanin. Por nje tjeter yll, i nje klubi rival te Milanit eshte perfshire ne nje diskutim te ngjashem, pas deklarates se lojtarit te Realit, qe e cilesoi ate prone te klubi spanjoll. Mbrojtesi i Realit te Madridit, Riston Drenthe deklaroi se sulmuesi i kombetares suedeze, Zlatan Ibrahimovic do te jete pjese e Realit te Madridit, kete vere. Holandezi theksoi se eshte arritur nje marreveshje paraprake mes lojtarit dhe klubit, madje Ibrahimovic firmosi per madrilenet. "Te gjithe tek Reali i Madridit, e dine se ne edicionin e ardhshem do te jete pjese e ekipit edhe Ibrahimovic. Parate per te blere sulmuesin e Interin nuk do te jene problem, per klubin", - deklaroi per mediat italiane, lojtari holandez, duke sjelle diskutime dhe debate te shumta ne Itali. Ibrahimovic kohet e fundit pranoi se mund te largohet pas perfundimit te ketij sezoni dhe e quajti veten, pse jo, larg "San Siros", per vitin tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›