Te papergatitur, para Lojerave Mesdhetare
Kur po afron Lojerat Mesdhetare, "Peskara 2009", vendi yne ende nuk eshte duke ecur me ritmin e duhur te pergatitjeve, per shkak te mosmarreveshjeve te shumta, mes drejtuesve te federatave sportive dhe perfaqesuesve te Komitetit Olimpik Shqiptar. IOC ende nuk ka kthyer nje pergjigje, pasi drejtuesit ne fjale jane ndare ne dy grupe, ne ato qe kane qene me pare dhe grupi i dyte eshte ai, qe udhehiqet nga Esat Ademi, i cili eshte zgjedhur ne krye te KOSH-it, pas Mbledhjes se Jashtezakonshme. Por mosmarreveshjet mes paleve kane ndikuar ne ecurine e sportisteve, si p.sh. ne mundje, ku nuk ka mundur dot te garoje sportisti me i mire i mundjes, Sahit Prezreni. Ministri Turku, theksoi se do te zgjidhe shume shpejt situaten, me qellim qe te pakten, mundi i sportisteve te mos shkoje dem.