Kaka huazohet në Man Utd ?

Pas Robin van Persiet edhe Leite Kaka i bashkohet Manchester Unitedit. Kështu sugjerojnë mediet angleze, më saktësisht tabloidi Daily Mail që ka bërë të ditur se Real Madridi i ka gjigantit anglez mundësinë e huazimit të brazilianit.
Kjo për të liruar vendin për ardhjen e Luka Modriçit në Santiago Bernabeu.
Kaka kërkohet edhe nga Galatasaray si dhe ish skuadra e tij Milan, por marrëdhëniet e mira mes trajnerit të Realit, Jose Mourinho dhe menaxherit të Unitedit, Sir Alex Ferguson mund të rezultojnë me ardhjen e Kakas në Old Trafford.