E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida: Autogoli i Rubios i jep Superkupën "Tiranës"

"Tirana" përsëriti suksesin e një viti më parë, duke ia dalë edhe këtë sezon të fitojë Superkupën e Shqipërisë. E veçanta e triumfit të djeshëm qe se, kësaj here qenë korçarët ata që kontribuuan në fitoren e kryeqytetasve, falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Radas. Edhe më tragjike e bëri hu-mbjen e djeshme të korçarëve fakti që "Skënderbeu" jo vetëm arriti të barazonte rezultatin në minutën e 51-të, pas golit të pësuar në pjesën e parë, por edhe një rast i pastër shënimi i humbur nga Plaku në minutat e fundit të nde-shjes. Autogoli që i dha fitoren krye-qytetasve për më tepër erdhi në një çast kur "Tirana" luante me dhjetë futbollistë, pas daljes nga fusha të Dushkut, i cili u largua në minutën e 83-të, pas kartonit të dytë të verdhë. Autogoli i Radas erdhi në momentet e fundit të ndeshjes, kur u mendua se takimi po i drejtohej kohës shtesë.
"Tirana", në vështirësi
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh, kur në minutën e 39-të, Taku godet fort brenda zonës. 1-0 mbyllet pjesa e parë e takimit. "Tirana" u gjend në vështirësi që në fillim të ndeshjes, kur trajneri Rubio u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar që në minutën e 10-të, kur Ferraj pësoi tër-heqje. Pjesa e dytë e nde-shjes nisi me "Skënderbeun", që këmbënguli në kërkim të golit të barazimit. Korçarët e kërkuan me ngulm golin dhe vetëm 5 minuta nga rinisja e topit, gjejnë rrjetën kundërshtare me anë të Plakut, i cili përfitoi nga një gabim i bardhebluve në mbrojtje dhe barazon 1-1. Në minutën e 83-të "Tirana" mbetet me 10 vetë, pasi Dushku merr kartonin e dytë të verdhë. Pak minuta më pas Plaku humbet një mundësi të pastër shënimi që do t'i jepet trofeun "Skënderbeut", por me portë bosh gabon. Por në minutën e fundit "Tirana" kundërsulmon dhe mbroj-tësi Radas, në tentativë për të larguar topin, e dërgon në rrjetë dhe 2-1 për Tiranën dhe trofeu i Superkupës bëhet i bardhebluve. "Tirana" në fund e mbyll me 9 vetë, pasi edhe Gilman Lika largohet me karton të kuq. Brenda një afati 12-mujor, "Tirana" e trajnerit Rubio arrin ta mposhti "Skënderbeun" në tre finale të drejtpërdrejta.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›