Kaka, kthim pas 15 muajsh në kombëtaren e Brazilit
BRAZIL- Rikardo Kaka ishte e reja më e madhe e listës së publikuar nga trajneri i Brazilit Mano Menezes për miqësoret e muajit nëntor ndaj Gabonit dhe Egjiptit. Lojtari i Realit të Madridit është thirrur për herë të parë që prej Botërorit 2010, pas humbjes 2-1 me Holandën në çerekfinale.
Për Kaka është grumbullimi i parë në përfaqësuese, që kur drejtimin e saj e mori Menezes. Forma e mirë që ai po kalon te Reali nuk mund të mos vihej re nga tekniku brazilian, pasi bëhet fjalë për një lider të skuadrës Seleçao.
(m.a/GSH/BalkanWeb)