Vlore shkollat ne rrezik. Asnje mase sigurie

Shkollat dhe kopshtet në rrethin e Vlorës janë tërësisht të pambrojtura nga zjarret.Godinat e vjetra nuk kanë sistem të mbrojtjes nga zjarri, ndërsa në godinat e rejat edhe pse ky system ka qenë i përfshirë në projektin në letër nuk është zbatuar në terren për shkak të kostos. Konkluzioni ka dalë pas kontrolleve në shkollat dhe kopshtet e qytetit dhe komunave i ushtruar nga sektori i parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri gjatë të cilave është konstatuar një situatë e vështirë madje e rrezikshme . Ekspertët e këtij sektori propozojnë hartimin e një plani gjithpërfshirës për tju paraprirë fatkeqësive nga zjarret .
"Në përgjithësi masat e mbrojtjes nga zjarri lënë për të dëshiruar. Gjithë këto objekte duhet të kenë një projekt të mbrojtjes nga zjarri i cili të jetë bërë nga një specialist i mirëfilltë. Pas këtij projekti duhet ti rimë strikt dhe atij projekti për mbarëvajtjen e mëtejshme të mbrojtjes në këtë objekt", tha Ernest Pasha.Shefi i Zjarrfikses së Rrethit të Vlorës.
Hartimi dhe zbatimi i planit të mbrojtjes nga zjarri mbetet në varësi të bashkëpunimit të drejtorisë arsimore të rrethit dhe njësive të pushtetit vendor që janë bashkitë dhe komunat.
Festim Llanaj