E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbahet për të pestin vit rradhazi, programi “Miqtë e ujit”

TIRANË- “Të kursejmë ujin dhe të ruajmë burimet tona ujore” është motoja e programit ‘Miqtë e ujit’, të organizuar tashmë për të pestin vit rradhazi nga Ministria e Arsimit dhe Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve.

Në kuadër të këtij programi, u cel edhe ekzspozita e vizatimeve të fëmijëve “uji nëpërmjet syve të fëmijëve”, në të cilën u paraqitën 100 vizartme që janë grumbulluar nga përzgjedhja lokale që iu bë atyre nëpër qytetet, ku u zhvillua programi.

“Qëllimi kryesor i programit të edukimit për ujit ëhtë ndërgjegjësimi i fëmijëve, në moshë të vogël për cështje të ujit. Nëpërmjet një programi shumë interesant që kombinon dhënien e njohurive bazë mbi ujin, parimeve kryesore të trajtimit, përdorimin dhe mbrojtjen e tij de aktivitete praktike lidhur me këtë. Në program përfshihen 32 shkolla, 3500 fëmijë të klasave të treta”,- thekson Halit Shamata.

Këto vizatime do të jenë pjesë e një kalendari për vitin 2012, ndrëkohë që 12 fëmijë u shpallën fitues të ekspozitës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›