Spahiu: Rreth 21 mijë e 200 ton municione të demontuara gjatë 2011
TIRANË- "Rreth 21 mijë e 200 ton municione janë asgjësuar gjatë këtij viti në vendin tonë", deklaroi të premten zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu gjatë një konference për shtyp ku informoi mbi ecurinë e deritanishme të demontimit të municioneve të tepërta.
Zv/ministri Spahiu deklaroi se procesi i demontimit po zhvillohet me transparencë të plotë dhe brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi.
"Procesi i demontimit po ecën me ritme të larta dhe po realizohet në respekt të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Në 8 linjat e demontimit dhe 8 në poligonet e miratuar me ligj të veçantë po punohet me kapacitet të plotë. Në vitin 2010 u asgjësuan 20 mijë 653 ton municione, ndërsa nga janari deri më 27 tetor 2011 janë asgjësuar 21 mijë e 200 ton municione", bëri të ditur zv/ministri i Mbrojtjes.
(m.a/BalkanWeb)