E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll 12 gjykatave verifikohet hedhja e shortit

Kontroll blic i Ministrise se Drejtesise ne 12 gjykata te vendit. Ankesat e shumta te mberritura ne Ministrinë e Drejtësisë per korrupsion dhe abuzim me hedhjen e shortit ne adrese te kryetareve dhe kancelareve vune ne levizje operacion e befasishem. Po verifikohen porcesurat e shortit per muajin tetor ne 7 gjykata te faktit dhe 5 gjykatave te apelit.

"Shorti i ndarjes së ceshtjeve është pika e fillesës së shqyrtimi gjyqësor që një cështje paraqitet në gjykatë duhet të ndahet me short. Kur ligji thotë që ndarja e cështjeve gjyqësore ndahet me short nëpër gjykata mban gjithmonë në konsideratë disa parime themelore që garantojnë procesin e rregullt ligjor. Ne vendosëm që ta fillojmë inspektimin tematik, me cështjen e shortit jo vetëm për shkak të parimeve që e përshkojnë shortin, jo vetëm për të siguruar transparencë, besim publik dhe shmangien e luftës kundër korrupsionit, jo vetëm sepse në short janë të angazhuar dy nga figurat qëndrore të menaxhimit administrativ në gjykatë, sic është kryetari dhe kancelari por edhe nga analiza e shqetësimt të publikut. Nga tematika e ankesave të paraqitura pranë MD ne na ka rezultuar një shqetësim në publik që le të themi, pazaret nëpër gjykata fillojnë në ndarjen e cështjeve me anë të shortit", tha Marsida Xhaferrllari, drejtore per drejtesine ne MD.

12 inspektore te Ministrise dhe eksperte te IT,jane angazhuar ne kete operacion,rezultatet e te cilit pritet te dalin shume shpejt. Ministria Drejtesise garanton se do ti ndeshkoje shkelesit e ligjit dhe do ti kerkoje KLD-se,vendsojen e masave ligjore.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›