Trajneri i Mainc '05, i pakenaqur me Hyken
Lojtari shqiptar, Jahmir Hyka eshte testuar ne nje ndeshje miqesore nga ana e trajnerit te Mainc '05, para se te filloje pjese e dyte e gares. Para 300 spektatoreve, rezultati i ndeshjes ndaj ekipit te Manheim, qe luan ne kategorine inferiore ishte krejt i panevojshem per trajnerin. "Ishte nje ndeshje ku duhet te vezhgoja disa prej te rinjve te ekipit," - eshte shprehur trajneri Andersen. Mes lojtareve, Svenson, Kadli Amri dhe Jahmir Hyka ishin pjesa e te rinjve, qe nuk jane aktivizuar gjate fazes se pare. Gjate ndeshjes miqesore jane vezhguar vazhdimisht nga ana e trajnerit te Mainc 05, Jwrn Andersen. Mesfushori shqiptar eshte aktivizuar 90 minuta ne kete ndeshje miqesore, duke ndryshuar madje edhe rolet ne fushe. Jahmir Hyka ka bere nje paraqitje jo shume te mire, vecanerisht kur eshte aktivizuar ne krahun e majte te sulmit. "Ai nuk me ka bindur akoma," - shprehet Anderson. "Hyka duhet te tregoje shume me teper se kaq." Jahmir Hyka nje sezon me pare ishte pjese e Tiranes dhe kaloi me shume buje ne radhet e Mainc '05. Ai eshte nje nga lojtaret me premtues te kombetares sone. Hyka ne ndeshjen ndaj Suedise u shfaq disa here i rrezikshem para portes. Pavaresisht se nuk e ka gjetur ende vetveten ne radhet e klubit gjerman, Jahmir Hyka eshte nje lojtar me te ardhme te sigurt. Nuk perjashtohet mundesia qe mesfushori shqiptar te huazohet ne pjesen e dyte te gares, ne nje ekip tjeter. Hyka eshte ne kontrate 2-vjecare me Mainc '05.