E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 07.04.2010

Nëntë vjet kanë kaluar, qëkurse Bajerni ka qenë në gjysmëfinale të Champions League-ës. Tani mbajtësi i numrit rekord të titujve kampion gjerman duhet të shfrytëzojë rastin për ta përmirësuar statistikën. Suksesi 2:1 në ndeshjen e vajtjes kundër Manchester United është një pikënisje e mirë, por që mund të zhvlerësohet shpejt, mendon kryetari i bordit të Bajernit Karl-Heinz Rummenigge.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kryetari i bordit të Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge.

"Besoj se Mançesteri i ka letrat më të mira, sepse teorikisht atyre do t'iu mjaftonte një fitore 1:0 për të arritur gjysmëfinalen. Por, ne kemi mundësinë që skuadra krijoi me lojën e vet me fitoren në sekondën e fundit javën e kaluar me golin e Ivica Olic-it dhe do të përpiqemi që të bëjmë të mundur atë që një javë më parë dukej e pamundur." - thotë Rummenigge.

Bajerni luan me Schweinsteiger dhe Robben

Kualifikimi është plotësisht i mundshëm. Për shembull lojtari i dënuar për ndeshjen e vajtjes Bastian Schweinsteiger merr pjesë këtë herë në ndeshjen në stadiumin Old Trafford. Edhe Arjen Robben, i dëmtuar kohët e fundit, është sërish në formacion dhe do të aktivizohet së paku për një pjesë kohe. Një sinjal i rëndësishëm ky për sulmuesin e ri Thomas Müller: "Nuk e njoh saktësisht gjendjen mjekësore, por është e rëndësishme që ai merr pjesë. Nuk e di a mund ta fillojë ndeshjen apo jo, por ai është një lojtar që mund të përcaktojë lojën kur ajo është në teh të thikës dhe ne na duhet edhe një aksion, atëherë Arjeni është gjithmonë në gjendje të shënojë gol dhe prandaj është e rëndësishme që ai të jetë pa probleme për të luajtur."

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ivica Olic pas golit që i dhuroi Bajernit fitoren në ndeshjen me Mançesterin. 30.03. 2010.

Mançesterit i mungon Rooney

Nuk është gati për të luajtur është superylli i Manchester United, Wayne Rooney. Dëmtimi në nyell që pësoi javën e kaluar në Mynih e bën të pamundur aktivizimin e sulmuesit nga më të mirët. Gjithashtu vetëbesimi i Djajve të Kuq është lëkundur ca pas humbjes në fundjavë në kampionat kundër Chelsea-t dhe dorëzimit të vendit të parë. Ndërsa ai i bavarezëve është në maksimum pas fitores në kampionat kundër Shalkes dhe rizënies së vendit kryesues në renditje.

Autor: Sarah Faupel / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›