E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka ne fushe per permbytjet e Shkodres dhe termetin ne Haiti

Braziliani i Realit te Madridit, Kaka do te zhvilloje dy ndeshje brenda kater diteve, per nje qellim, qe t'iu vije ne ndihme njerezve te prekur nga fatkeqesite natyrore. Pasditen e sotme, ylli i Realit te Madridit do te zbrese ne kryeqytetin tone, per te luajtur kunder Gramozit te Ersekes dhe te ardhurat qe do te mblidhen nga kjo miqesore, do te shkojne ne ndihme te te permbyturve ne Shkoder. Por nje tjeter katastrofe e permasave boterore ka ndodhur ne Haiti, pas renies se termetit dhe me 25 janar, Kaka do te udhetoje drejt Portugalise, per te zhvilluar nje ndeshje tjeter miqesore, me qellim bamiresie, pasi te ardhurat e ndeshjes do te shkojne ne ndihme te te prekurve nga termeti. Mesfushori brazilian Kaka dhe ish-ylli i futbollit Zinedin Zidane do te zhvillojne nje ndeshje bamiresie ne Lisbone me 25 janar per te mbledhur para, ne ndihme te te demtuarve te termetit te Haitit. Ndeshja "Kunder Varferise" do te marre emrin kjo miqesore dhe organizohet nga Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara dhe klubi i Benfikes. Kjo ndeshje do te luhet ne Stadiumin e Dritave. Klubi i Benfikes njoftoi se braziliani Kaka do te jete i pranishem ne kete ndeshje, si dhe ish-mesfushori i Juventusit, panel Nedved dhe spanjolli Fernando Hikrro kunder nje ekipi te Benfikes qe do te perbehet nga te gjithe yjet. Kombet e Bashkuara njoftojne se mbi 3 milione banore te Haitit jane prekur nga termeti i javes se kaluar dhe 2 milione prej tyre, kane nevoje per ndihma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›