E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo, Kaka & Co, miqesore luksi ne "Qemal Stafa"

Reali i Madridit do te zbrese sot ne "Qemal Stafa", per te luajtur kunder Gramozit te Ersekes ndeshjen e trete te turneut, "Taci Oil Cup". Per ekipin e Gramozit te Ersekes, pas sezonit historik te ngjitjes ne Superiore, per here te pare ne historine e saj, miqesorja ndaj nente here kampioneve te Evropes eshte edhe kulmi i historise se ketij klubi. Edhe pse synimi i kolonjareve per kete sezon eshte qendrimi ne Superiore, sot do te kene perballe ekipin me te shtrenjte ne bote, qe ka ne perberje lojtare te klasit boteror. Mbi 200 milione euro u shpenzuan nga Florentino Perez, per te forcuar ekipin me lojtaret me te mire ne bote dhe te gjithe do te jene sot ne Tirane, per te luajtur ne miqesoren me Gramozin. Skuadra e Kategorise Superiore financohet gjate dy viteve te fundit nga biznesmeni Rezart Taci, ndaj edhe eshte zgjedhur pikerisht skuadra juglindore qe te luaje kete ndeshje miqesore. Taci ne dy ndeshjet e para te ketij turneu, solli ne Tirane ekipin e Milanit dhe zgjodhi ne nje rast bardheblute si ekipin me te mire te Superiores dhe ne ndeshjen e dyte me lojtaret me te mire te kampionatit formoi kombetaren B, qe u perballen serish me Milanin. Kete radhe, futbollistet kolonjare do te perballen me nje nga ekipet legjendare te futbollit boteror. Sulmuesi i Realit te Madridit, Karim Benzema pritet te mungoje ne formacionin e sotem ndaj Gramozit, per shkak te problemeve shendetesore qe ka pasur gjate diteve te fundit dhe jane bere te njohura ne shtyp. Megjithate ai eshte perfshire ne listen e 18 lojtareve qe ka grumbulluar trajneri Manuel Pelegrini. Trajneri i Realit te Madridit ne mungese te Higuian ka perfshire sulmuesin francez, edhe pse ai nuk eshte rikuperuar ende dhe pritet qe ta nise ndeshjen nga stoli, per te luajtur ndoshta disa minuta ne pjesen e dyte te ndeshjes. Reali do te luaje me lojtaret me te mire te formacionit dhe ne perberje ka pothuajse te gjithe yjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›