E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka në planet e trajnerit të Chelseat

Carlo Ancelotti dëshiron me çdo kusht transferimin e ish-asit të tij Ricardo Kaka, nga Real Madridi në Stamford Bridge.
Real Madridi shpenzoi jo më pak se 60 milionë paund për transferimin e Kaka nga Milani, por duket se pas sezonit të parë zhgënjyes, Reali nuk e dëshiron më në skuadër dhe për këtë arsye Ancelotti dëshiron ta shfrytëzojë rastin.
Gazeta Sport shkruan se Ancelotti nuk është dorëzuar kur bëhet fjalë për dëshirën e tij për t'u ribashkuar me Kakan, dhe ai tani është më se i bindur se mund të lëkundë Realin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›