E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi, Jo Kasanos, Amaurit dhe Mikolit

Italia

Marçelo Lipi zbulon listën me 29 të grumbulluarit për testet para Botërorit që zhvillohen të hënën dhe të martën në Borgeziana. Spikasin mes sulmuesve mungesat e Kasanos, Amaurit dhe Mikolit, ndërsa janë prezentë Borrielo e Pacini. Të pranishëm janë edhe disa kampionë të 2006-s, edhe pse në një formë jo të mirë (Zambrota, Groso, Gatuzo). Nuk janë të përfshirë në këtë listë lojtarë të Interit e Romës, të impenjuar të mërkurën në finalen e Kupës së Italisë. Po ashtu duket se i përjashtuar është edhe Ambrozini.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›