Lëv: Kuranji nuk do të vijë në Botëror
Gjermani
Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, konfirmoi se Kevin Kuranji nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, që do të luajë në Botërorin 2010. Ai u përjashtua nga ekipi pas një mosmarrëveshjeje me teknikun në 2008, gjatë ndeshjes ndaj Rusisë. Forma e Kuranjit në këtë sezon i ka befasuar të gjithë dhe Bekenbauer i kishte kërkuar Lëvit ta grumbullonte, por tekniku nuk ka pranuar: “Nuk do ta kisha problem t’i jepja një tjetër shans Kevinit, por, pas një mbledhjeje me skuadrën, pamë se kemi ide të tjera për kompozimin e skuadrës drejt Botërorit”.
#