Tuente: Në 7 vjet, nga Falimenti te titulli
Holandë
Falë fitores në fushën e NAC Bredas, Tuente është shpallur për të parën herë në histori kampione e Holandës. Skuadra e drejtuar nga Stiv MekKlaren i ka rezistuar deri në fund ndjekjes së Ajaksit. Një sukses i paprecedentë për skuadrën nga qyteti i Enshedes, që vetëm shtatë vite më parë kishte shpallur falimentimin, duke vënë seriozisht në rrezik mbijetesën. Me këtë rezultat, Teunte kualifikohet në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa Ajaksi duhet të luajnë në turet eliminatorë të aktivitetit më prestigjioz për klube.
#