E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka nuk kthehet në Milan

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 21:09

Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se Leite Kaka nuk do të kthehet në klubin Rossoner, edhe pse mediat italiane shkruajnë vazhdimisht për një gjë të tillë.

“Është një operacion i pamundur”, ka thënë Galliani për Sky Sport. – “Po Fabregas? Futbolli italian nuk mund të premtojë blerje 50 milionëshe, si në Spanjë e Angli”, shtoi ai.

Galliani konfirmoi se Zlatan Ibrahimoviç është i pashitshëm, njëjtë si Antonio Cassano. Sa i përket ‘Mister X’ të famshëm tashmë, ai tha se duhet të pritet deri në fund të afatit kalimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›