Galatasaray pas Drogbas

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 20:35
Galatasaray është skuadra e fundit që e ka shprehur interesimin për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba. Klubi turk po e përgatit ofertën për 33 vjeçarin, të cilën do t’ia prezantojë Chelseas.
Natyrisht, gjiganti nga Stambolli nuk do të ishte në gjendje t’ia ofrojë rrogën e njëjtë që e merr në Londër, por të paktën t’i afrohej asaj, për ta bindur sulmuesin e shkathtë që të zbarkojë në Turqi.
Përpos Galatasarayt, interesim për ish futbollistin e Olympique Marseilles më parë kishin shfaqur edhe Tottenhami, Malaga dhe Milani.