Kaka nuk largohet

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 18:40
Leite Kaka vazhdon të qëndrojë në qendër të spekulimeve rreth largimit eventual të tij gjatë verës.
Mirëpo, vetë mesfushori brazilian, i cili u kthye në fundjavë me dy gola, insiston se do të mbetet në Real Madrid edhe për një kohë të gjatë.
“Lëndimi im i gjatë ishte marrë si pretekst për të lindur ideja se unë dëshiroja të largohesha nga Madridi. Por, nuk ka asgjë të vërtetë nga kjo. Unë jam mirë këtu, dëshiroj të shërohem, të kthehem ai që isha dhe të fitoj shumë trofe me Realin. E vetmja gjë që kërkoj nga tifozët është që të kenë durim”, theksoi 28 vjeçari për të përditshmen spanjolle, As.