E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, ofertë nga Chelsea

Chelsea ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Leite Kaka.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten e përditshmja angleze Daily Mirror që ka raportuar se pronari i gjigantit londinez, Roman Abramovich është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë funte për blerjen e reprezentuesit brazilian, ish anëtar i Milanit.

Kaka ishte objektiv i Chelseas edhe para kalimit në Santiago Bernabeu më 2009 në transferim me vlerë prej 68.5 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›