E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka prezantohet zyrtarisht te Milani

Rikardo Kaka prezantohet zyrtarisht te Milan.
Qindra tifozë ishin të pranishëm në Milanelo, ndërsa kanë pritur se hero futbollistin që kthehet të skuadra italiane pas katër vitesh.
Rikardo Kaka do të mbajë sërish fanelën me numrin 22, ndërsa braziliani u shpreh se nuk ishte larguar asnjëherë me zemër nga Milani.
Futbollisti kërkon të tregojë se është sërish në formë, një mënyrë për të fituar një vend në kombëtaren e Brazilit në Botërorin 2014.
Pas prezantimit, Rikardo Kaka ka nisur menjëherë stërvitjen dhe pritet të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme të Milanit.

KANAVARO KANDIDAT PER TE ZEVENDESUAR PRANDELIN NE PANKINEN E KOMBETARES ITALIANE
Fabio Kanavaro është një tjetër kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares italiane pas Botëorit 2014.
Trajneri aktual, Çezare Prandeli do të largohet nga detyra në fund të kompeticionit të vitit të ardhshëm, ose në rastin më të keq më shpejt, nëse skuadra italiane nuk kualfikohet për në finalet e Brazilit.
Gjithsesi, që tani kanë dalë emrat e kandidatëve të mundshëm për t’u ulur në pankinën e përfaqësueses së kaltër.
Pas Zakeronit dhe Alegrit, në listë është vendosur edhe emri I Fabio Kanavaros.

RONALDO KUNDER BEJLIT: REALI I MADRIDIT NUK DUHET TE SHISTE MESUT OZILIN
Transferimi historik i Geret Bejl te Reali i Madridit nuk i ka bërë të gjithë të lumtur te skuadra spanjolle.
Një prej tyre është dhe Kristiano Ronaldo.
Uellsiani i theu rekordin si blerja më e shtrenjtë në histori dhe kjo gjë duket se nuk është pritur mirë nga sulmuesi portugez.

Ronaldo nuk ka qenë i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, por është shprehur se Reali I Madridit bëri një gabim të madh që shiti Mesut Ozil te Arsenali.

RUNI KRITIKOHET NGA TIFOZET E ANGLISE QE NUK PRANOI TE GRUMBULLOHEJ NE KOMBETARE
Uejn Runi është në qendër të zemërimit të tifozëve të Anglisë, që nuk janë aspak të lumtur me faktin se ai u tërhoq nga kombëtarja para dy ndeshjeve eleminatore ndaj Moldovës dhe Ukrainës.
Runi u fotografua duke u argëtuar në një park bashkë me familjen, ndërsa ekipi i Hoxhsonit ka dy ndeshje jo edhe aq të lehta, të parën në “Uembli” dhe të dytën në Ukrainë.
Por, Runi, postoi në rrjetet sociale disa foto që tregonin shkallën e dëmtimit të tij në kokë.

LIONEL MESI PAGUAN 5 MILIONE EURO TAKSA, PERGJEGJESINE PER VONESEN E MERR BABAI I TIJ
Lionel Mesi i ka mbyllur punët me organet tatimore të Spanjës duke paguar 5 milionë euro detyrime.
Pak muaj më parë ylli i Barcelonës u akuzua se nuk kishte paguar taksat.
Lidhur me mospagimin në kohë, përgjegjësinë e ka marrë babai i Mesit, i cili ka deklaruar se ishte ai që merrej me çështjet financiare të të birit.
Këto taksa i përkisnin viteve 2007-2008 e 2009, ndërsa Mesi ka paguar 10 milionë euro taksa për periudhën në vazhdim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›