E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam i sherben Anglise, me teper se Princi Uiliam

Harrojeni Princin Uiliam! Vetem nje person mund te udheheqe Angline drejt triumfit boteror, ne finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", Devid Bekam. Por ai eshte gjithashtu nje nismetar, per te sjelle boterorin ne Angli ne vitin 2018. Ai nuk mund te realizoje i vetem qe Anglia te prese nje turne te permasave te tilla, madje ai nuk eshte ne gjendje qe te zhvilloje as mitingje per t'i mbushur ndokujt mendjen. Bekam nuk qendron as ne vendin e tij, ne te shumten e kohes. Ai thjesht shihet si figura, imazhi publik i Anglise qe synon te sjelle boterorin e vitit 2018, ne ishull. Keshtu, ne te gjithe boten njerezit mendojne se boterori duhet te zhvillohet ne Angli, sepse imazhi i njohur i Devid Bekamit shihet avantazh dhe jo si i ndonje politikani karrierist ne Angli. Bekam u paraqit i jashtezakonshem ne hedhjen e shortit "Afrika e Jugut 2010". Ai ka punuar per ore te tera, teksa mori pjese ne hedhjen e shortit te finaleve te Kupes se Botes. U shfaq me nje stil te ri te flokeve dhe imazhi i tij, si ne nje kartoline e ka bere per vete publikun e gjere boteror. Bekam se pari duhet te jete ne boterorin e veres, ne udheheqje te Anglise si ambasadori me i mire i vendit te tij. Bekam e njeh mire futbollin dhe futbolli e njeh po ashtu Bekamin. Nese Anglia nuk e kthen fatin e madh ne avantazh tani qe eshte koha, nuk eshte cudi qe te mbetet vetem para se te pretendoje, qe te organizoje finalet e Kupes se Botes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›