E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka s’mendon për largim nga Reali

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 22:00

Leite Kaka nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi për t’u kthyer në Milan ose përcjellë Leonardon në Paris Saint-Germain. Mesfushori brazilian insiston se dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu dhe të ndjekë rrugën e suksesit me gjigantin madrilen.

“Kam një borxh ndaj Real Madridit. Do të ishte shumë lehtë të largohesha, por dua të mbetem dhe të fitoj në Madrid”, tha Kaka gjatë një prezantimi për FIFA 12.

28 vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë në ndeshjen e fituar kundër Ajaxit me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve të martën. Ai është i lumtur për besimin nga presidenti Florentino Perez dhe trajneri Jose Mourinho.

“Shumëkush ka shkruar se Real Madridi dëshiron të më shesë, por Perez gjithmonë më ka thënë se do të më mbajë dhe ka mbajtur fjalën e tij. As trajneri Mourinho nuk deshi të më shesë, gjithçka ishte e lehtë”, përfundoi ai.

Kaka iu bashkua Real Madridit nga Milan në verën e vitit 2009 për 68.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›